Vlorë/ Ankohen pasagjerët e tragetit, 3 orë për të zbarkuar në Port

537
Pasagjerët e linjës së tragetit Bari- Vlorë, të cilët janë nisur mbrëmë me linjën e trageteve “Blue Star” nga Bari dhe kanë mbërritur në portin e Vlorës në orën 05:00 të mëngjesit nuk kanë mundur të zbarkojnë prej disa orësh në port.
Mësohet se në traget janë mbi 200 persona, ndërsa ende nuk u është dhënë asnjë informacion nga Autoritetet Portuale se kur do të zbarkojnë, duke shkaktuar edhe ankesa nga ana e pasagjerëve. 
Kjo është një situatë e cila është bërë tashmë rutinë e përditshme pasi Autoritet Portuale thonë se kanë bërë një grafik për zbarkimet e trageteve në port por janë këto të fundit që nuk e respektojnë atë e për këtë shkak krijohen edhe vonesat. 
Sigal