Vlorë/ AKU asgjëson 1,5 ton qumësht jashtë standardit, gjobë prej 500.000 lekësh të reja

60
Kontrolli i ushtruar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë në kuadër për cilësinë e djathit dhe produkteve të tjera të qumështit, me qëllim evidentimin e rasteve abuzive të përdorimit të niseshtesë në këto produkte, ka sjellë asgjësimin e një dyqani në Vlorë. Nga inspektimet në terren, Drejtoria Rajonale e AKU-së në Vlorë, konstatoi një dyqan në Lagjen “Çole”, ku një sasi salce kosi, prej 15 kilogramësh, me përmbajtje niseshteje. 
Po ashtu, në të njëjtit dyqan u gjetën dhe sekuestruan edhe 1,5 ton qumësht, i cili mblidhej nga banorët e zonës apo fshatrat përreth e tregtohej në bidona, pa asnjë lloj standardi dhe kushti higjeno-sanitar. Sipas Drejtorit të AKU-së Vlorë, Renato Banushaj, subjektit në fjalë iu sekuestrua sasia e produktit dhe u gjobit me 500.000 lekë (të reja). 
Ndërkohë,në bashkëpunimin me Sektorin e Antikrimit Ekonomik të Policisë së Shtetit, po punohet për të gjetur vendin e origjinës, baxhon apo fabrikën që ka prodhuar salcën e kosin me bazë niseshteje. AKU do të vahdojnë aksionin e nisur dje në të gjithë vendin, në të gjitha dyqanet, baxhot dhefabrikat e përpunimit të qumështit, deri në ndalimin total të fenomenit.