Vlorë/ Aksion Polici-Tatime, 112 shkelje, gjoba për 32 subjekte

59
Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ka ndërmarrë një Operacion të përbashkët dhe po ushtrojnë kontrolle në subjekte (fizike dhe juridike) të ndryshme, mbi goditjen e veprave penale në fushën e tatim-taksave, fshehjen e të ardhurave, punësim të paligjshëm, informalitetit dhe evazionit fiskal, në të gjithë Qarkun e Vlorës, me qëllim parandalimin e tyre.
Gjatë operacionit të kryer brenda dy ditëve, më datë 20.07.2015 – 22.07.2015, janë ushtruar kontrolle në 200 subjekte të ndryshme.
Nga ky kontroll janë evidentuar 112 shkelje, në të cilat u morën këto masa administrative:
* Në 37 – prej subjekteve, është marrë masa e Konfiskimit të Mallit.
* Në 75- prej subjekteve, është marrë masa, Proces-Verbal Gjobë.
Gjobat e vendosura në 32-subjekte, arrijnë vlerën totale monetare deri në 5.865.000 lekë (të reja).
Ndër mallrat e konfiskuara janë konfiskime të ndryshme: pije alkoolike, pije freskuese, këpucë, produkte kozmetike, produkte farmaceutike dhe një supermarket.
Gjithashtu, Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë, ka nisur hetimet për punonjësit e organeve tatimorë, për moskryerjen e detyrës, për mos-ushtrimin e kontrollit ndaj këtyre subjekteve, të cilat janë në kundërshtim me Ligjin.
Vazhdon operacioni i përbashkët për evidentimin e shkeljeve të tjera dhe marrjen e masave.