Vlorë, abuzoi me titujt e pronësisë Naço urdhër inspektimi gjyqtarit

646
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka urdhëruar inspektim ndaj gjyqtarit të Vlorës Astrit Shema. Nisja e këtij inspektimi sqarohet se vjen pas shqyrtimit të ankesës së Task Forcës për verifikimin e ligjshmërisë së titujve të pronësisë të lëshuar nga gjyqtari Astrit Shema.
Nga shqyrtimi i akteve bashkëngjitur kërkesës së kësaj Task Force, rezulton se më herët se Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë kishte vendosur refuzimin e regjistrimit të pronës, me një sipërfaqe prej 29.28 ha, pranë Gjirit të Llamanit, Himarë, për shkak të mungesës së titullit të pronësisë, kur kërkuesi dispononte vetëm një vendim të vërtetimit të faktit juridik të vitit 1998.
Praktika e ndjekur nga gjyqtari Shima në Gjykatën Administrative të Vlorës do të inspektohen nga inspektoriati i Ministrisë së Drejtësisë pas urdhrit të ministrit Nasip Naço.
Ka qenë një denoncim i bërë në njësinë Task Forcë për verifikimin e ligjshmërisë së pronave të paluajtshme që ka nxjerr në pah praktikën e ndjekur nga ky gjyqtar. 
Sigal