Vlorë, 5 vjet burg për burrin që rrahu gruan në mes të rrugës

477
5 vjet burg ka dhënë Gjykata e Vlorës për Ilirjan Pajon, burrin që u filmua teksa dhunonte në rrugë ish-bashkëshorten në sy të dy fëmijëve të tij.
Video bëri xhiron në rrjetet sociale dhe ngjalli shumë indinjate te qytetarët. Gjykata i dha atij dënimin maksimal që parashikon akuza “dhunë në familje”. Vendimi ndaj 44-vjeçarit u dha prej gjyqtarit Laurent Fuçia. Në gjykatë Ilirjan Pajo kishte deklaruar se dhuna ishte momentale për shkak të xhelozisë, ndërsa pranoi se nuk paguante detyrimin prej 15 mijë lekë të reja për fëmijët.
Sigal