Vlorë, 35-vjeçari me precedentë i bën pritë të riut dhe qëllon me armë

580
Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë ku u shënuan të shtëna me armë pranë lagjes “Çole”.
Rreth orës 14:00, se në lagjen ” 24 Maji”, tek rreth rrotullimi i Çoles është dëgjuar një e shtënë me armë zjarri, ku nga hetimet e kryera, policia zbuloi se Q.M., 34 vjeç, është afruar në këmbë pranë automjetit tip ”Renault Megane”. 
Makina drejtohej nga O.Ç., 25 vjeç. Sipas policisë, pasi janë konfliktuar për motive të dobëta e të çastit, 34-vjeçari e ka kanosur me pistoletë 25-vjeçarin duke qëlluar me armë zjarri mbi automjet.
Si pasojë e të shtënës nuk ka pasur të dëmtuar por vetëm thyerje të xhamave të mjetit.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë pistolete dhe 2 automjetet e personave të përfshirë në konflikt.
Në përfundim të kryerjes së veprimeve të para hetimore është bërë shpallja në kërkim e Q.M, i cili rezulton të jetë me precedent të mëparshëm penal.
Sigal