Vlorë/ 32-vjeçarja hidhet me parashutë, lëndohet gjatë uljes

480
Një parashutiste ka rënë në afërsi të plazhit të ri në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të diele dhe sipas informacioneve të para parashutistja është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
“Rreth orës 13:30, gjatë zhvillimit të aktivitetit të hedhjes së parashutave në Kaninë, një shtetase është dëmtuar gjatë uljes dhe është dërguar në Spitalin e Vlorës, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën. Incidenti ka ndodhur në afërsi të plazhit të ri të Vlorës, ku gjatë uljes së parashutës, shtetësia D.J., 32 vjeçe, është dëmtuar lehtë për shkak të rrymave të forta të erës”, deklaroi policia.
Sigal