Sigal

VLORË – Zgjati për më shumë se një orë, seanca gjyqësore ndaj 24 vjecarit Ridvan Zykaj, i njohur si monstra e fshatit Resulaj në Selenicë të Vlorës. 15 avokatë refuzuan në marrin përsipër dosjen, për të kryer mbrojtjen, ndërsa me ndërmjetësimin e Kreut të Gjykatës së Vlorës, u zgjodh Renato Mehmeti, si avokat i zgjedhur kryesisht nga shteti.
Gazetari Enrik Mehmeti raportoi se edhe gjatë procesit, i cili u zhvillua me dyer të mbyllura, 24-vjecari ka qëndruar i heshtur, dhe nuk ka thënë asnjë fjalë, ndërsa nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese.

Ridvan Zykaj mbërriti sot në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa kish veshur një bluzë të bardhë dhe njërin sy e kishte të nxirë.
Sakaq mësohet se do të ngrihet një komision mjekësh për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të 24 vjecarit Zykaj.
Autori i masakrës është braktisur nga familjarët e të afërmit. Prej momentit të arrestimit e deri më sot askush nuk është interesuar për të, ndërsa ushqimi e veshjet janë siguruar nga strukturat e policisë.