Sigal

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 36-vjeçar, i cili u kap teksa qarkullonte me armë zjarri në qytet. Siç bën të ditur policia, në kuadër të operacionit “Midnight”, u arrestua Edison Rexho, banues në Vlorë.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Në lagjen “28 Nëntori” në rrugën pranë vendit të quajtur “Ish-Shtëpia e Oficerave”, ku në momentin e kapjes në flagrancë, Edison Rexho ka hedhur në tokë një armë zjarri tip Automatik model 56, të cilën e posedonte pa leje”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri automatik model 56, 1 krëhër i mbushur me 10 fishekë të kalibrit 7.62 mm, të cilin e mbante pa leje.

Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe municionit”.