Vlonjati: Na rropën policët, grave po u marrin edhe këpucët! Rama: O sorrë, po flet në hava!

542
Sigal

Kryeministri Edi Rama
replikon me komentuesit në Facebook, lidhur me shqetësimet që ata i adresojnë.

Ai ka replikuar gjatë
me një qytetar nga Vlora që i shpreh shqetësimin se Policia në Port po u merr
ryshfet emigrantëve të shumtë që kanë ardhur me traget për festat e fundvitit.

Replikat në “Facebook”
mes kryeministrit dhe komentuesve

KOMENTUESI: Po atyre
policave të Vlorës që të marrin lekë për kafe (20 deri në 200 euro) sa herë
dalin shqiptarët nga porti me traget në
drejtim të Italisë edhe jo vetëm lekët një zonje që ishte pas meje policia i
mori këpucët se i pëlqyen!
EDI RAMA: Vërtet, po ti o Shqiponjë e Zezë çfarë bëre kur pe që zonjës i morën
këpucët(?) apo vazhdove të fluturosh mbi ngjarjet? Edhe kur merresh me
thashetheme do një karar se pastaj edhe shqiponjë të jesh ngjan si sorrë
KOMENTUESI: Sikur të kishe dhënë zgjidhje edhe mos të vidhte vetë shteti, nuk
do zgjidhja të jetoja jashtë Shqipërisë si shumë si puna ime që studiuan edhe e
braktisën vendin për një jetë më të mirë!
EDI RAMA: Aha, domethënë i pe këpucët që i’a morën asaj gruas dhe nuk
bërë asgjë po vazhdove rrugën për një jetë më të mirë
KOMENTUESI: Po ç’ti bëja me shtetin nuk merresh dot! Për fat të keq haraçin ta
kërkojnë akoma! Unë them ujku ju kërkoni gjurmët!
EDI RAMA: Jo ti nuk po thua ujku, po flet në hava