Vlonjates i sekuestrohen dy llogari me 298 mijë euro, ja ku dyshon policia

589
Policia e Vlorës i ka sekuestruar llogari bankare me shumën monetare prej 298.324 Eurosh një gruaje nga qyteti i Vlorës.
Vendimi është marrë pas një hetimi të policisë së Prokurorisë së Vlorës. Sipas policisë shtetësja T.B., 57 vjeçe po hetohet për akuzën “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ditën e sotme kanë bërë të mundur sekustrimin e dy llogarive bankare të shtetases T.B., 57 vjeçe, banuese në Vlorë, me një shumë totale prej 298.324 Euro.
Sigal