Vlerësimi i PNUD për mbrojtjen sizmike të shkollave

492
Sigal

Një studim i mëparshëm i Programit të Kombeve të Bashkuara, tregon se objektet shkollore në vend duhet të përputhen në raport me mjedisin sizmik, dhe janë ndërtuar në vitet 1960 kur kodet antisizmike nuk ishin azhurnuar. Studimi thotë se objektet shkollore në Shqipëri kanë 30% më shumë siguri se banesat e zakonshme.Një numër i madh objektesh shkollore, rreth 4325 të tilla, janë ndërtuar përpara 1960 dhe mund të konsiderohen si të paqëndrueshme ndaj tërmeteve. Rreth 50% e shkollave janë ndërtuar në periudhën 1960-1990. Studimi i PNUD thotë se, duke mbajtur parasysh se rregullat e para sizmike nisën zbatimin në periudhën 1952 dhe ndërkohë në 1952 – 1960, bashkësia inxhinierike nisi të kishte aftësi të mjaftueshme për t’i zbatuar në mënyrë të drejtë teknikisht, ky fond mund të quhet se ka një nivel të ulët mbrojtje sizmike. Megjithatë, po të vlerësohet qëndrueshmëria sizmike e këtyre ndërtesave duhet mbajtur parasysh fakti se harta e zonimit sizmik e vitit 1979 lidhur me variantin e saj të mëparshëm 1952, për një pjesë të mirë të vendit, ka ngritur intensitetin e projektimit me një gradë të MSK-64 dhe për disa me dy gradë. Rreth 6.8% e ndërtesave shkollore janë ndërtuar pas miratimit të kushteve teknike të projektimit KTP-PN.2-89. Por studimi thotë se, nëse sistemi zinxhir i projektimit dhe ndërtim-inspektimit ka ndjekur me rreptësi dispozitat e kushteve në fjalë, këto ndërtesa të projektuara janë 30% më të sigurta se banesat e zakonshme.Të gjitha llogaritjet janë mbështetur në harta të bashkuara të ngjarjeve të mundshme sizmike, prej periudhës së rikthimit prej 200 vitesh. Tërmetet me magnitudë +5.5-6.5, sidomos ato afër vendbanimeve, do të ishin problematike për fondin e banesave shkollore. Nga një magnitudë e tillë, potenciali më i madh i humbjeve në shkolla do të ishte në qarqet e Lezhës, Vlorës, Shkodrës, Fierit dhe Kukësit.