Vlerësimi i kryebashkiakut Dako, nuk është urdhërues për gjykatat. Praktikat e ngjashme nga Berisha, Mejdani, Topi, Nishani

73

Praktika ligjore/ Vërtetimet  për të dënuarit  që nga koha e monizmit, tek presidentët
Berisha, Mejdani, Moisiu, Topi dhe Nishani 

 

 

Vlerësimi
ligjor i kryebashkiakut Dako nuk mundet të fshehë vendimin e trupave gjyqësore që
liruan Lul Berishën

 

Engjëll MUSAI drejtor i gazetës
“Telegraf”

 

Respektimi
i të drejtave të njeriut është një nga detyrimet bazë të çdo shteti dhe çdo
shoqërie,pjesë e së cilës është edhe vendi ynë. Madje në një nga pesë kushtet që
BE ka vënë për nisjen e negociatave me Shqipërinë janë edhe të drejtat e
njeriut, trajtimi i të dënuarve,ish të burgosurve politikë në lidhje me kushtet
ekonomike dhe sociale etj. Por kjo nuk përjashton edhe kushtet e tjera të vëna
nga BE sikurse është reforma në drejtësi dhe dënimi i kriminelëve, lufta kundër
krimit, korrupsionit dhe reforma administrative ku futen riorganizimi
territorial dhe administrate publike. Pra liritë dhe të drejtat nuk duhet të nëpërkëmben,
por edhe krimi dhe korrupsioni duhet të ndëshkohet. Pikërisht ligji Nr. 8328,
datë 16.4.1998 normon punën e institucioneve të riedukimit, burgjeve dhe
paraburgimeve “Për të drejtat dhe trajtimin me burgim të paraburgosurve”  E nisëm këtë analizë pikërisht nga rasti më i
fundit kur një i burgosur i radhës u lirua nga organet, të cilat ua ka deleguar
ligji dhe që janë gjykatat shqiptare.

 

Fenomen
apo detyrim ligjor bashkëpunimi me pushtetin lokal

 

Që në kohën
e diktaturës komuniste ekzistonte e drejta e faljes nga Presidiumi i Kuvendit
Popullor, sot këtë atribut e ka Presidenti i Republikës, ku pushteti lokal i
kohës, por edhe ato partiake dërgonin kërkesë dhe jepnin mendime për faljen e
një të burgosuri dhe kryesisht i burgosur ordiner sipas termave të kohës, pasi
të dënuarit  politikë liroheshin me
kokrra. Me ndryshmet demokratike, pas viteve 1990, Liritë Themelore të Njeriut
morën prioritet dhe  integrimi i të dënuarve
ishte detyrë dhe kusht i shoqërisë së re postkomuniste.Të burgosurve që
faleshin nga Presidenti i Republikës, por edhe nga gjykatat kur u fut lirimi me
kusht, u kërkonin detyrimisht karakteristikat nga Lagja, Këshillat, më vonë
Komuna, Minibashkitë, Bashkitë, Këshillat e Qarkut, të drejtat e njeriut etj.
Dhe faktet janë të shumta dhe arrijnë me qindra mijëra të tilla. Nuk ka kërkesë
që ka shkuar në Presidencë për falje apo për lirim nga gjykata që të mos ketë
një dokument shoqërues nga pushteti lokal. Mjafton të hapen arkivat e Presidencës
ose të shikohet kartela e lirimit të të dënuarit ku ka të afishuar përbërjen e
dosjes dhe do të kuptojmë që nuk mungon asnjëherë karakteristika dhe garancia e
pushtetit lokal për të dënuarit që do liroheshin. Dhe kjo ishte e ligjshme,
sepse e ka të përcaktuar ligji dhe në të kundërt do të përbënte një shkelje. Të
gjitha faljet që ka bërë Presidenti Berisha, Mejdani, Mojsiu,Topi dhe së fundmi
Nishani kanë pikërisht këto karakteristika. Një pjesë e të dënuarve që kanë bërë
kërkesë janë falur dhe një pjese u është ulur dënimi. Nëse do të hapen dosjet
do gjenden krime politike nga ndonjë 
President që fatkeqësisht do ta konsideroja të papërgjegjshëm , kur ka
dekretuar që i falet dënimi i mbetur dhe ky dënim i mbetur ka qenë 8 vjet, 9
vjet etj. Dhe kjo është bërë e tillë për të fshehur vitet e faljes të cilat në
logjikë duhet të jenë brenda 1 viti apo punë muajsh dhe me të drejtë
konsiderohet falje e mbetur. Sigurisht që kjo është histori më vete ashtu
sikurse është edhe pjesë që të dënuar me rekorde kriminale janë liruar dhe sapo
kanë dalë kanë larë hesapet me njëri tjetrin.

 

Lirimi
i Lul Berishës dhe karakteristika e Vangjush Dakos

 

Që në
fillim duhet thënë, se në Ligjin për Ekzekutimin e Vendimeve Penale Nr. 8331, datë 21.4.1998  (Ndryshuar me ligjin nr. 10024, datë
27.11.2008) I azhurnuar në Neni 11 për Gjykatat 
thuhet se : “Për vendimet
penale me ekzekutim të menjëhershëm urdhërimet i jep gjykata që ka  dhënë  vendimin
 menjëherë  pas  shpalljes  së  tij.”
Ndërsa në Ligjin për trajtimin e të dënuarve me  nr. 9888, datë 10.3.2008)(Ndryshuar me ligjin
nr. 40/2014, datë 17.4.2014) ku  bëhet
fjalë për Trajtimin në Neni 9 “Rehabilitimi social dhe riintegrimi” theksohet
se : “Trajnimi  i të paraburgosurve dhe të dënuarve synon
rehabilitimin për riintegrimin e tyre në jetën familjare, shoqërore dhe
ekonomike. Përgatitja për riintegrim fillon në paraburgim, vazhdon gjatë
kryerjes së dënimit dhe pas lirimit nga burgu. Institucionet e ekzekutimeve të
vendimeve penale, në bashkëpunim me shërbimin e provës, shërbimet e mirëqenies
sociale, organet vendore dhe organizatat jofitimprurëse hartojnë program e
riintegrimi prag-lirimi për adresimin e çështjeve”
. Në vijimësi po ky ligj
për trajtimin e të dënuarve në Neni 67, Lirimi thuhet se : “Lirimi i të dënuarve bëhet kur përfundon
ekzekutimi i vendimit të dënimit ose në bazë të ligjit, me vendim të organit
kompetent. ….Në të gjitha rastet kur rezulton që i liruari do të hasë në
vështirësi për kthimin në jetën e lirë, drejtori i institucionit njofton për
këtë organet e pushtetit lokal, ku banon i dënuari për asistencë të mëtejshme.
”  Sigurisht që në rastin konkret nuk bëhet fjalë
për t’i dalë në mbrojtje një personi të caktuar qoftë ky i Durrësit, ajo e
Shkodrës, ai i Pogradecit apo Fierit. Këtu çështja qëndron se a duhet
respektuar ligji dhe, nëse dikush kërkon që përgjegjësinë për lirimin e një të
dënuari do ta transferojë qëllimisht  në
drejtim të gabuar për të shpëtuar fajtorët e vërtetë. Po kush e pranon që një
Kryetar gjykate merr urdhër nga pushteti lokal?! As që e shkon kush në mend. Përkundrazi
janë të tjera arsye, se përse këta gjyqtarë dhanë këtë dënim apo falje dhe  këtë e kuptojnë ekspertët, politikanët, por
edhe mjeranët që ende vazhdojnë të mbrojnë falanga të korrupsionit në drejtësi.
Po ku qëndron faji i Kryebashkiakut Dako, kur vetë ligji e detyron që sa herë që
gjykata kërkon ndihmën dhe mbështetjen e pushtetit lokal ky i fundit Dako,
Ademi, Veliaj dhe të gjithë kryebashkiakët duhet të jenë në dispozicion dhe të
garantojnë punësimin dhe trajtimin e tyre dhe familjarëve që ka në dispozicion.

 

 Rregullorja
e Përgjithshme e Burgjeve

 

Në kreun ku flitet për rehabilitimin,përgatitjen
për lirim dhe ri-integrim mëshohet fakti se
 trajtimi
human i të paraburgosurve dhe të dënuarve bëhet
duke siguruar
mjediset dhe mjetet e përshtatshme,
në përputhje me personalitetin, arsimin, gjendjen social-ekonomike, prirjet dhe
aftësitë që ata kanë,duke synuar
rehabilitimin për ri-integrimin e tyre
në jetën familjare, shoqërore dhe ekonomike dhe uljen e recidivizmit.  Pikërisht në 
Nenin 55  të  Rregullores së Burgjeve “Qëllimet e shërbimit
social” pika 2 thuhet se “ Përgatitja për ri-integrim fillon në paraburgim dhe
vazhdon gjatë kryerjes së dënimit e pas lirimit nga burgu.” Ndërsa në pikën 3 të
po këtij ligji përcaktohet ekskluzivisht se “ IEVP-të
, në bashkëpunim me shërbimin e provës,
shërbimet e mirëqenies sociale, institucionet vendore dhe organizatat
jofitimprurëse hartojnë programe ri-integrimi për personat në prag-lirimi për
adresimin e çështjeve gjinore” . Ja pra që ligji e detyron përfaqësuesin lokal
dhe pushtetarin e sajë që të marrë përsipër detyrimin për trajtimin dhe
zgjidhjen e problemeve që kanë lidhje me trajtimin. I theksuam këto pika të
ligjit dhe rregullores për tu mësuar atyre që shpifin se është detyrim I
pushtetit lokal që të japë garanci për ri-integrimin e të dënuarit, dhe jo të
hedhin tymnajë për të mbrojtur vendimet e gjykatave që nga kthimi I dënimit nga
burgimi I përjetshëm në 25 vjet dhe më vonë e nxorën nga burgu. Po të shikojmë
vendimet ,do të dalim në konkluzionin se një pjesë e këtyre gjyqtarëve kanë marë
vendimet më skandaloze të këtyre dhjetë viteve të fundit,ndajë një komision
parlamentar dhe vetë KLD duhet të analizojnë dhe  ndëshkojnë fajtorët që mbushin xhepat me
miliona në këmbim të lirimit të kriminelëve 
me precedentë të rënda  dhe me dhjetëra
të vrarë e plagosur.

 

Po
në nenin 63 të Rregullores së Burgjeve 
ku thuhet “
Përgatitja për lirim dhe ri-integrim”

përcaktohet se:

1. Përgatitja e të paraburgosurit apo të
dënuarit për lirim bëhet që në paraburgim dhe ka për qëllimit të veçantë uljen
e recidivizmit.

2. Shërbimi social, rast pas rasti, jo më vonë
se 6 muaj nga dita e lirimit, harton dhe zhvillon një program të veçantë
trajtimi para lirimi, duke bashkëpunuar edhe me institucionet vendore,
Shërbimin e Provës, OJF-të, familjen dhe aktorë të tjerë.

 

 

Po i përmendim qëllimisht nenet e
ligjeve që normojnë punën e organeve të drejtësisë  dhe burgjeve për të kuptuar se kush është i
plotfuqishëm dhe vendimmarrës sipas ligjit. 

 

Pasi devijim qytetarët binden dhe
dinë të vlerësojnë se kush janë shkaktarët e vërtetë të kësaj maskarade në drejtësinë
shqiptare.

 

L I G J

Nr. 8331, datë 21.4.1998 (Ndryshuar
me ligjin nr. 10024, datë 27.11.2008) “Për ekzekutimin e vendimeve penale “ në
nenet 11 dhe 28 janë të përcaktuara në mënyrë taksative rolet dhe përgjegjësitë
e institucioneve të drejtësisë .

Neni
11

Gjykata

Për vendimet penale me ekzekutim të
menjëhershëm urdhërimet i jep gjykata që ka  dhënë  vendimin
 menjëherë  pas  shpalljes  së  tij.

 

Neni
28

Lirimi
i të burgosurit

(Ndryshuar me ligjin nr. 10024, datë
27.11.2008)

Dënimi me burgim vlerësohet i
plotësuar dhe i dënuari lirohet kur:

a) përfundon vuajtjen e dënimit;

b) i falet dënimi i mbetur;

c) amnistohet vepra penale apo dënimi
i mbetur;

ç) përfitohet plotësisht nga
shfuqizimi apo ndryshimi i një dispozite penale, për të

cilën është dënuar;

d) lirohet me vendim gjykate.

I dënuari nuk lirohet kur ndaj tij
ka filluar një procedim penal dhe është vendosur

një masë sigurimi me arrest për një
vepër tjetër penale, nga ajo për të cilën po vuan

dënimin. Kur personi i dënuar
lirohet, sipas parashikimeve të shkronjave “a”, “b” dhe “c”

të këtij neni, procedura e lirimit
kryhet nga institucioni i ekzekutimit të vendimit penal,

ndërsa në rastet e tjera lirimi
bëhet me urdhër ekzekutimi të prokurorit

 

Ndërsa neni 31/6 për ekzekutimin e
vendimeve dhe neni 31/7 I provës zbardhë detyrimin dhe arsyen e vërtetë se përse
një kryebashkiak apo përfaqësues lokalë i dërgon gjykatës vlerësimin për
detyrimin që ai ka ndaj shtetasve të zonës së vetë administrative .Ja nenet e
plota:

Neni
31/6

Ekzekutimi
i vendimit  të lirimit me kusht
(Shtuar me ligjin nr. 10024, datë
27.11.2008)

 

I dënuari me burgim, në përputhje me
nenin 64 të Kodit Penal, ka të drejtë të paraqesë kërkesë për lirim me kusht në
gjykatën e vendit të ekzekutimit të dënimit. Kërkesa shqyrtohet nga një
gjyqtar, i ndryshëm nga ai që ka dhënë vendimin e dënimit me burgim. Pas
paraqitjes së kërkesës për lirimin  me
kusht, drejtori i institucionit të

ekzekutimit të vendimeve penale
paraqet në  gjykatë një kopje të dosjes  personale të personit të dënuar dhe një raport
 për të. Në raport përcaktohen natyra e
veprës penale të

kryer, qëndrimi i personit të dënuar
ndaj veprës penale dhe ndaj viktimës apo familjes së

viktimës, ndonjë vepër e mëparshme
penale, e kryer prej tij, gjendja fizike dhe psikologjike e personit të dënuar,
si dhe dinamika e sjelljes së tij në institucionin e ekzekutimit të vendimeve
penale. Gjykata i kërkon shërbimit të provës të paraqesë një raport për kushtet
familjare dhe prejardhjen shoqërore të të dënuarit, si dhe për planet konkrete,
për të mundësuar riintegrimin e plotë të tij pas lirimit. Kur gjykata vendos lirimin me
kusht të personit të dënuar, ia dërgon vendimin  prokurorit të gjykatës së rrethit gjyqësor, ku
do të jetojë i dënuari pas lirimit dhe institucionit të ekzekutimit të vendimit
penal. Personi i liruar me kusht duhet t’i raportojë rregullisht shërbimit të
provës gjatë kohës së lirimit me kusht. …. Shërbimi i provës mbikëqyr
ekzekutimin e vendimit të lirimit me kusht dhe, kur është e nevojshme,
bashkëpunon me organet e pushtetit vendor dhe ato të Policisë së Shtetit.

Shërbimi i provës mund t’i kërkojë prokurorit ndryshimin e një ose të disa

detyrimeve të personit të liruar me
kusht, kur ai nuk është në gjendje t’i përmbushë ato.

 

 

Neni
31/7

Shërbimi
i provës

Shërbimi i provës është organi
shtetëror, që mbikëqyr zbatimin e dënimeve alternative, paraqet informacion dhe
raporte para prokurorit ose gjykatës, sipas këtij ligji dhe ndihmon në
ekzekutimin e dënimit alternativ, si dhe ndihmon personin e dënuar në
kapërcimin e vështirësive për riintegrimin social. Organet shtetërore qendrore dhe
organet e njësive të qeverisjes vendore i japin shërbimit të provës ndihmën e
nevojshme për përmbushjen e detyrave ligjore
. Shërbimi i provës
bashkëpunon me OJF-të dhe shërbimin e ndërmjetësimit, në bazë të rregullave të  hollësishme, të përcaktuara nga Ministri i
Drejtësisë. Shërbimi i provës ndihmon personin e dënuar në kapërcimin e
vështirësive për

riintegrimin social, duke vendosur
kontakte me familjen dhe mjedisin shoqëror të të dënuarit, me organizatat
jofitimprurëse dhe individët.