Vlerat ushqyese të panxharit të kuq

215
Panxhari është një nga perimet më të shëndetshme, është i pasur me Vitaminë C.
Gjithashtu përmban vitaminë A, hekur, kalcium, acid folik dhe është gjithashtu një burim i mirë i potasiumit, magnezit dhe fibrave. Për më tepër panxhari përmban nitrogjen organik dhe flavnoide.
Më poshtë disa nga vlerat më të mira ushqimore që ofron panxhari i kuq:
Përmirëson shëndetin e zemrës
Nitratet e shumta që panxhari i kuq mban, ju ndihmon në mbajtjen e një shëndeti të mirë të zemrës. Ky përbërës te panxhari prodhon oksid nitrik, që është një gaz që ndihmon në hapjen e venave të gjakut. Gjithashtu kjo perime ka aftësinë të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe të ulë tensionin e lartë.
Redukton inflamacionet
Një nutrient i quajtur betaine, që gjendet tek panxhari, ndihmon në mbrojtjen e qelizave, enzimave dhe proteinave të shkaktuara nga mjedisi. I njëjti përbërës redukton dhe inflamacionin, si dhe mbron organet vitale dhe parandalon sëmundje të shumta.
Panxhari ul kolesterolin përmban betacianin që është një antioksidant i fuqishëm. Për më tepër parandalon formimin e pllakzave në muret e zemrës, e cila ul rrezikun nga vuajtja e sëmundjeve kardiovaskulare siç është dhe ataku i zemrës.