Vlerat shëndetësore të thanave

966
Fruti ose kokrrat e thanës piqen në mes dhe në fund të verës. Ato konsiderohen të pjekura plotësisht vetëm pasi kanë rënë nga degët. Thanat me ngjyrë të kuqërremtë mund t’i mblidhni me dorë sapo të kenë rënë.

Vlerat shëndetësore të thanës
Thana është një frut i vogël me vlera fantastike. Lëvorja me ngjyrë kafe ose të kuqërremtë e frutit ofron shumë përfitime për konsumatorin. Ato kanë vlera në shërimin e lëkurës, por edhe në uljen e temperaturës. Përveç vlerave ushqimore, thanat janë përdorur në të gjithë botën edhe në mjekësinë popullore.

Konsumimi i thanave
Thanat mund të përdoren për të përgatitur reçel, por ato mund të kombinohen me sheqer dhe portokall për të bërë një salcë të mrekullueshme. Thanat mund të konsumohen edhe të thata. Në Shqipëri përdoren për përgatitjen e rakisë së famshme të thanës. Gjithashtu, ka përdorim të gjerë edhe në përgatitjen e pijeve të ftohta gjatë stinës së verës. Shurupi i thanës është i famshëm në vendin tonë.

Përdorimi mjekësor i thanës
Fruti i thanës është përdorur për të ulur temperaturën dhe për të luftuar disa çrregullime të zorrëve. Thartësia karakteristike e këtij fruti e bën atë mjaft të dobishëm në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Thanat janë përdorur edhe për t’u kuruar nga diarrea.

Thanat mund t’i ruani në frigorifer për disa ditë, për sa kohë i paketoni në një qese të izoluar mirë. Ato rezistojnë më gjatë në formën e tyre të thatë.