Vlahutin, Bushati dhe Manastirliu në disa aktivitete në Berat

562
Sigal

Bushati, brenda javës takimi me kolegun Kozias, marrëveshja drejt finalizimit.
Manastirlliu 6 programe strehimi siocial ku familjet Rome dhe Egjiptiane do të jenë përfituese të 5% të çdo programi strehimi.

Ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vllahutin, gjatë disa aktiviteteve të zhvilluara dje në Berat, është ndalur edhe në situatën politike në vendin tonë, integrimin e Shqipërisë në BE dhe diskutimeve rreth ngritjes së kampit të refugjatëve në vendin tonë. Vlahutin e ka konsideruar si keqintepretim një deklaratë të kryeministrit bullgar Bojko Borisov gjatë një vizite në Tiranë,pas së cilës u shtuan zërat se ai dhe kryeministri Rama kishin rënë dakord për ngritjen në Shqipëri të kampeve të azilit për luftëtarët e ISIS që kanë vendosur të largohen nga konflikti në Lindjen e Mesme. “Është një keqinterpretim ajo që ka thënë kryeministri bullgar në lidhje me çështjen e refugjatëve që kthehen nga vendet e treta dhe nga Lindja e Mesme” tha zonja Vllahutin. “Është e domosdoshme pasja e një qendre studimore në lidhje me fenomenin dhe s’ka asnjë ide për të patur një qendër për luftetarët e kthyer nga ISIS”-tha ajo. Sipas zonjës Vllahutin “Ka dy arsye pse është diskutuar kjo ide për qendrën,sepse e para Shqipëria ka një model të mirë të harmonisë fetare dhe arsyeja tjeter është se në Shqipëri është diskutuar prej kohësh lufta kundër estremizmit. Prandaj është mirë ngritja e një qendre të tille rajonale studimore për refugjatet që kthehen,në Shqipëri” përfundoi ambasadorja e BE në Tiranë,Romana Vllahutin. Ambasadorja e Bashkimit Europian,Romana Vlahutin,është shprehur se,do të largohem fizikisht nga Shqipëria por do të jem në kontakt me gjithçka do të ndodhë me Shqipërinë dhe do të shtyjë sa më shumë të mundet që ajo të integrohet në Bashkimin Europian sepse integrimi nuk është integrimi i politikanë por është integrimi i popullit shqiptar. Në lidhje me çeljen e negociatave me Shqipërinë,Vlahutin ka theksuar se,vendimi për këtë i takon 28 vëndeve anëtare të BE-së në 28 dhe 29.I pranishëm në të gjitha aktivitetet e organizuara në Berat nga Bashkimi Europian,Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati,ka dhënë edhe deklarata politike në lidhje me marrëveshjen e detit me Greqinë.