Vlahutin: Askush nuk mund ta pengojë reformën në drejtësi, proces që nuk do të ndalet

145
Reforma në drejtësi përmbylli raundin e konsultimeve publike. Në vigjilje të Lëvizjes Studentore që solli ndryshimin e sistemit në vend, ambasadorja e Bashkimit Europian tha se 25 vite më parë duhej më tepër guxim për të dalë në rrugët e Tiranës, për të kërkuar liri sesa duhet sot për të finalizuar reformën në drejtësi, proces që nuk mund të ndalet.

“25 vjet më parë duhej shumë më tepër guxim për të dalë në rrugët e Tiranës e për të kërkuar liri, se sa duhet sot për të realizuar këtë reformë. Prandaj, nuk ka justifikime dhe të gjithë ata që mendojnë se me arrogancë, manipulime apo lobime agresive do ta ndalojnë këtë proces, janë të gabuar. Është koha që brezi juaj të përfundoje atë që studentët nisën 25 vjet më parë. Ajo përpjekje nuk ka mbaruar ende. 

Dhe mos kini frikë, veçanërisht mos kini frike nga ata që duan të besoni se janë të paprekshëm. Të paprekshëm nuk ka.”, – u shpreh Vlahutin. Konsultimet publike për reformën në drejtësi u përmbyllën ne Shkollën e Magjistraturës. Tashmë pritet që në javën e dytë dhjetorit Komisioni i Venecias të sjellë në Tiranë opinionin e tij.