Vjeshtë, por bien reshjet e para të borës. Ja parashikimi që bëjnë sinoptikanët

579
Jemi ende në vjeshtë, por bashkë me reshjet karakteristike të stinës, temperaturat janë ulur ndjeshëm.

Në orët e para të kësaj të shtune zonat malore në Veri dhe Lindje të vendit janë zbardhur nga reshjet e para të borës.

Meteoalb ka renditur të gjitha zonat që do preken nga bora gjatë ditës së sotme.
PAS MESNATES: priten reshje dëbore në zonat malore në Veri dhe Lindje të vendit. Temperaturat në zonat e thella malore gjatë orëve të para të së shtunës, ulen nën 0°C, në zona të veçanta deri – 4°C.


Sigal