Vjedhte biçikleta, prangoset 40 vjeçari durrsak

714
Sigal

Një 40 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet të ketë vjedhur disa biçikleta dhe një zyrë në qytetin e Durrësit.

Shtetasi me iniciale D.SH banues në lagjen Nr. 6 në Durrës, rezulton të ketë vjedhur zyrën e veteranëve në 2017, duke vjedhur dhe më pas i ka shitur orenditë dhe dritaret e kësaj zyre.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stacioni”, për zbardhjen e vjedhjeve të pronës, ndodhur muajt e fundit në qytetin e Durrësit.

Zbardhjen 8 raste të vjedhjeve të biçikletave dhe të një zyre.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Durrës.

Vihet në pranga autori i dyshuar i këtyre vjedhjeve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Stacioni”, duke bërë të mundur dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal në fushën e vjedhjes së pronës.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

1. D. Sh., 40 vjeç, banues në lagjen Nr. 6 Durrës.

Nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas është autor i dyshuar i një sërë vjedhjeve të biçikletave dhe të një zyre, të ndodhura gjatë muajve të fundit, në qytetin e Durrësit dhe konkretisht:

Më datë 11.09.2019, në lagjen Nr. 1, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën në banesën e shtetasit A. H.

Më datë 20.09.2019, në lagjen Nr. 10, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit Q. T.
Më datë 20.09.2019, në lagjen Nr. 11, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit R. Ll.

Më datë 04.10.2019, në lagjen Nr. 14, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit S. B.

Më datë 06.10.2019, në lagjen Nr. 4, Durrës, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit F. A., ku ka marrë disa vegla pune dhe një biçikletë me vlerë 50 000 lekë.
Më datë 28.07.2019, në lagjen Nr. 6, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. C.

Më datë 14.08.2019, në lagjen Nr. 3, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit I. V.

Po ky shtetas dyshohet se është autor i vjedhjes së zyrës së veteranëve, ndodhur në datën 13.09.2017, në lagjen Nr. 2, Durrës, ku ka vjedhur dhe më pas i ka shitur orenditë dhe dritaret e kësaj zyre.

Vijon puna për dokumentimin edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.