Vjedhje me vlerë 2 milionë euro, shkatërrohet banda në Itali, në pranga shqiptari

537
Policia italiane ka shkatërruar një bandë të specializuar në grabitjen e autobetoniereve dhe pjesëve të makinave. Operacioni është zhvilluar në Latisana, ndërsa në pranga kanë rënë 5 rumunë, një shqiptar dhe një egjiptian.
Sipas mediave vendase shqiptari është identifikuar si Shkëlqim Kajo, 37 vjeç, i cili është arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar së bashku me egjiptianin, por tashmë është bërë i ditur identiteti i tij. Anëtarët e tjerë të bandës janë arrestuar gjatë ditës së sotme.
Policia ka rikuperuar 8 autobetoniere të vjedhura me vlerë 2 milionë euro. Banda funksiononte në mënyrë të mirëorganizuar, ndërsa hetimet kishin nisur që prej korrikut të vitit të kaluar, pas vjedhjes së 3 mjeteve në një zonë të Udines.
Pas vjedhjes, mjetet fshiheshin në një ambient të marrë me qira nga anëtarë të grupit. Autobetonieret më pas çmontoheshin me synimin për tu dërguar në Egjipt përmes detit. Mjetet e grabitura i përkisnin kompanive të mëdha të ndërtimit në Itali.
Sigal