Vjedhja e energjisë, Rama:Fillon sot aksioni, deri në frenim të tij

522
Sigal

TIRANE– Pas përfundimit të afatit që qeveria ju kishte lënë atyre bizneseve dhe personave të tjerë, që vjedhin energjinë elektrike, sot kryeministri Rama ka lançuar fillimin e një operacioni të gjerë në gjithë vendin, ku përveç punonjësve të OST do të jenë të angazhuar dhe qindra forca policie. Gjatë konferencës me temë “Takimi kombëtar, Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike”, kryeministri Rama tha se nga sot vjedhja e energjisë është një veprim i ndëshkueshëm si çdo vjedhje tjetër.

Kreu i qeverisë tha se për 20 vite ky veprim ka qenë i pandëshkueshëm, por tashmë lancohet një operacion i cili do të kthejë faqen në këtë sektor, duke kthyer energjinë nga një pasuri që mund të vidhet lirisht në një burim mirëqenie dhe rritje ekonomike. Rama tha se ky aksion do të ndalet kur ky fenomen të marrë fund.
 
“Vjedhja e energjisë duhet të ndëshkohet si çdo vjedhje tjetër. Ky veprim ka qenë i padënuar për 20 vite me radhë. Sot lancohet një operacion i cili do të kthejë faqen në këtë sektor, duke kthyer energjinë nga një pasuri që mund të vidhet lirisht në një burim mirëqenie dhe rritje ekonomike”, tha Rama.

Ndërkaq, ministri i Energjisë ka lancuar sot planin operacional kundër vjedhjes së energjisë. Pas përfundimit të afatit që qeveria ju kishte lënë atyre bizneseve dhe personave të tjerë, që vjedhin energjinë elektrike, nga sot fillon një operacion i gjerë në gjithë vendin, ku përveç punonjësve të OST do të jenë të angazhuar dhe qindra forca policie. Gjatë fjalës së tij ministri Gjiknuri është ndalur tek situata ku ndodhet aktualisht sektori energjetik dhe plani i investimeve për ta kthyer atë në fitimprurës.

Tahiri: Energjia s’do të trajtohet më si mall pa zot, ndëshkim vjedhësve
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ritheksoi angazhimin e qeverisë për të luftuar informalitetin dhe paligjshmërinë. Ministri Tahiri ndërkaq u ndal tek fakti se dhunuesit e shkelësit e ligjit deri më tani nuk janë ndëshkuar, por janë lënë të lirë, duke i bënë kështu apel drejtësisë të ndëshkojë shkelësit e ligjit.
 
“Është prioritet absolut beteja mbi informalitetin dhe paligjshmërinë, pasi ky është armiku më i madh i shtetit, shoqërisë dhe ligjit. Energjia s’do të trajtohet më si mall pa zot. Në 23 qershor u votua që të mos të ketë të preferuar. Krimet ndaj mjediset, janë krime ndaj të ardhmes. Janë 2467 vepra penale të evidentuara, por vetëm 86 vetë vuajtën burg, pasi ka gjyqtarë që e kanë kthyer në pazar, dhënien e drejtësisë”, u shpreh ministri Tahiri.

Cipa: Plan masash për vjedhjen e energjisë
Policia e Shtetit ka përgatitur një plan masash kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Kreu i policisë së Tiranës Ardian Cipa tha se do të vijojë bashkëpunimin me operatorët e OSHEE për të vënë para përgjegjësisë abuzuesit me energjinë elektrike.

Ermonela Felaj: Vjedhjet, rritet barra për taksapaguesit
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Ermolena Felaj tha se vjedhja e energjisë elektrike cenon shërbimin e furnizimit me energji, si dhe rrit barrën për taksapaguesit. Sipas Felaj, ky veprim duhet të ndëshkohet si çdo vjedhje tjetër, ndërsa kërkoi bashkëpunim edhe me drejtësinë për të vënë para përgjegjësisë vjedhësit.

felaj
 
“Vjedhja e energjisë elektrike cenon edhe shërbimin furnizimit të energjisë elektrike. Si pasojë e vjedhjes rritet barra për taksapaguesit, dhe ky veprim duhet të ndëshkohet si ço vjedhje tjetër. Ka vite që tolerohet vjedhja e energjisë. Janë të ndryshme mënyrat sesi vidhet energjia elektrike, dhe për këtë nevojitet një ndërhyrje efikase e operatorëve të shpërndarjes dhe të Policisë së Shtetit për të luftuar këtë dokument. Në mjaft raste ajo që faktohet në terren, humbet rrugën, pasi nuk dokumentohet siç duhet”, tha Felaj.

Ahmetaj: 150 mln euro humbje çdo vit për shkak të vjedhjes
Reforma në sektorin e energjisë është e nevojshme për vendin pasi minimizon humbjet. Sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik çdo vit buxheti i shtetit humbiste 150 milionë euro për shkak të vjedhjeve të energjisë.

arben ahmetaj