Vjedhja e energjisë/ Evidentohen 14 raste, arrestohen 8 persona

461
Edhe kësaj jave ka vijuar puna e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe OSHEE-së, në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme tësaj. Në të gjithë vendin gjatë kësaj jave kanë vepruar çdo ditë 60 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE, ku janë kryer kontrolle të përbashkëta në 4.105 raste në terren në abonentët biznes dhe familjarë dhe si rezultat i kontrolleve janë evidentuar 14 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 14 autorë. 
Nga këta janë arrestuar në flagrancë 8 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike , të cilët janë pronarë biznesesh, ndërsa janë shpallur në kërkim 4 persona dhe ndiqen në gjendje të lirë 2tw tjerw. Po gjatë kësaj jave janë ndërprerë 1.989 lidhje të abonentëve debitorë dhe 14 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 64 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur, deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.
Sigal