Vjedhja e 713 mln lekëve nga BSH, Prokuroria mbyll hetimet për Fullanin

511
Prokuroria mbyll hetimet për ish Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Mësohet se të hënën Fullani do të paraqitet në prokurori për t’iu komunikuar akuza. Fullani u akuzua për shpërdorim detyre pas zbulimit të vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë. Lajmi u bë I ditur paraditen e 24 korrikut 2015.
Ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën të paktën në 5 pika, duke krijuar kushte që të cënohet siguria e parave të Bankës së Shqipërisë. Vetë Fullani gjithmonë ka shprehur pafajësinë në lidhje me këtë vjedhje.
Më 20 maj Gjykata e Tiranës dënoi me 13.4 vite burg, Ardian Bitraj ish- punonjës i Thesarit dhe Mimoza Bruzian me 10 vite burg për akuzën e vjedhjes nga Thesari i Bankës së Shqipërisë, në qershor të vitit të kaluar. Ardian Bitrajn ka pranuar se ka kryer vjedhjen duke deklaruar se lekët i kishte humbur në pikat e lotove sportive ku ai luante rregullisht
Sigal