Vizita e Merkel në Tiranë, rrugët që bllokohen

586
Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave për ditën e mërkurë, në kuadër të vizitës së kancelares gjermane në Shqipëri, Angela Merkel.
Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga Rinasi për në Kashar, ndërsa sensi i kundërt do të vijojë normalisht. Policia këshillon përdoruesit e mjeteve që vijnë drejt Tiranës të përdorin rrugën e vjetër të Ndroqit.
• Nga ora 10.30-14.30 nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga Rinasi për në Kashar (sensi tjeter do vazhdojë normalisht)
• Nga ora 13.30-14.30 segmenti rrugor nga Superstrada Vorë – Tiranë, duke filluar nga mbikalimi i Kasharit – mbikalimi Kamëz dhe rrugët dytësore do të jenë të bllokuara
• Në vazhdim segmenti rrugor nga mbikalimi Kamëz – Sheshi “Shqiponja” – Rruga e “Durrësit”
• Segmenti rrugor Sheshi “Skëndërbej” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- Sheshi “Nënë Tereza”, rrugët lidhëse me to nuk do të lejohet parkimi i mjeteve si edhe do të bllokohet në momente të caktuara.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, që në këtë ditë nga ora 12.00 deri në orën 19.00, të shmangin qarkullimin me mjet në këto akse rrugore.
Sigal