Vizione për auditimin e Teknologjisë së Informacionit (IT) nga KLSH

1456
Meald Habazaj
Auditues i Parë, 
Departamenti i Auditimit të IT dhe Investimeve të Huaja
Pamje të reja që na hapen nga Kongresi i X-të i EUROSAI-t
Rëndësia e Kongresit X të EUROSAI-t
KLSH mori pjesë në Kongresin e X-të të EUROSAI-t, në datat 22-25 Maj 2017, i cili u zhvillua në Stamboll të Turqisë me moton “Zbatimi i ISSAI-ve: Sfida dhe zgjidhje për zhvillim të mëtejshëm”. Përfaqësuesit e KLSH, në përbërje të delegacionit shqiptar, kryesuar nga vetë Kryetari i KLSH, z. Bujar Leskaj, ishin z. Alush Zaçe, z. Bajram Lamaj, (drejtorë departamentesh auditimi), si dhe audituesit z. Alfons Gabili, z. Hektor Kosova e z. Meald Habazaj. Morën pjesë në prezantime dhe seminare, diskutuan për ide dhe shkëmbyen mendime, morën përvojën e nevojshme për ta aplikuar në sektorët përkatës në vendin tonë, hap pas hapi dhe sipas hierarkisë së organigramës institucionale.
Vizioni për auditimin e Teknologjisë së Informacionit (IT)
Konkluzionet dhe rekomandimet që dolën nga Kongresi X i EUROSAI-t, çelën vizione të qarta edhe për çështjet e rëndësishme dhe delikate të auditimit të IT-së. Për çdo sektor të jetës dhe veprimtarisë ekonomike – financiare, auditimi i IT-së përbën një sfidë për ne dhe kjo sfidë e guximshme është në plotësim të vizionit koherent për KLSH, mbi bazën e eksperiencave më të mira të vendeve të BE-së dhe respektimit rigoroz të standardeve ndërkombëtare të kontrollit INTOSAI. (INTOSAI është organizata ndërkombëtare e institucioneve supreme të auditimit, struktura e dytë më e madhe në botë, pas OKB-së). Ky hap përpara është i mirëmenduar dhe shpreh qëndrimin e vendosur të drejtuesit dhe stafit të KLSH-së, në thellim të realizimit të misionit të saj, në luftën kundër korrupsionit dhe abuzimeve në administrimin e pronës publike. Është dukshëm një përmirësim i metodologjisë së kontrollit. E rëndësishme të theksojmë është fakti, se nëpërmjet kësaj sfide ne punojmë në ekip, duke kthyer vëmendjen tek auditi i performancës, krahas rritjes së efiçiencës së auditit financiar, një sinergjizim i politikave dhe veprimeve me strukturat e tjera shtetërore të së njëjtës fushë. Ç’ka është më thelbësorja në fushën e ngushtë që mbulojmë, vlen të ravijëzojmë përqendrimin e vëmendjes në punën tonë të përditshme, duke ruajtur pavarësinë e KLSH si organi më i lartë i kontrollit ekonomiko-financiar, duke vënë piketa të forta për realizimet online në sistemin e menaxhimit të informacionit, në mbajtjen dhe përditësimin e të dhënave me rregullat, manualet dhe udhëzimet përkatëse, mbështetur në konventat ndërkombëtare dhe ligjet e shtetit. Pikërisht në këtë kuadër,fokusi i veprimtarisë sonë, me risinë e auditimit të IT së, rrok zhvillimin e burimeve njerëzore të KLSH në nivelin e parametrave të kërkuar nga INTOSAI, në përputhje me sfidat integruese të vendit, si dhe përmirësimi i transparencës në marrëdhëniet me publikun, nëpërmjet një partneriteti të gjerë me median dhe me organizatat jo-fitimprurëse të interesuara për luftën kundër korrupsionit. Auditimi i IT-së i përket sfidave dinamike dhe sprovave efiçente, duke siguruar cilësinë më të lartë të auditimit elektronik për zgjidhjet përkatëse, në funksion të shërbimit të shpejtë, të zhdërvjellët e cilësor, duke respektuar ekonominë e kohës, sipas “Standardeve Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISSAI-t)”. Ndërkohë trinia me 1. Publikimet, që përfshin seritë e revistave shkencore, botime, KLSH në media, raporte monitorimi, buletinet e auditimeve, publikimin e gjetjeve të auditimit, raportet mbi buxhetin e shtetit, 2. Bashkëpunimet me institucione të tjerë, insitucione publike e shoqërinë civile, si dhe 3. Njoftimet, përbërë nga lidhje, jeta sociale, analiza, fjalime e përshëndetje, foto galeri, trajnime, konferenca shkencore, etj., si plotësim i duhur dhe harmonik i performancës institucionale, përbëjnë një vlerë të shtuar në rritje të korrektesës dhe forcës ligjore të shtetit demokratik. KLSH si, organi më i lartë i auditimit ekonomik dhe financiar shtetëror synon ndërkombëtarizimin institucional nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave të mira, në dobi të shërbestarisë qytetare. Veçojmë veprimtaritë promovuese të efikasitetit, përgjegjshmërisë, efektivitetetit, transparencës dhe përdorimin e burimeve publike me efikasitet dhe efektivitet për të mirën e qytetarëve, për përmirësimin e qeverisjes kombëtare e vendore dhe “standardbërës” për hierarkinë si kompetent të auditimit të jashtëm dhe për paketën e rregullave të auditimit të brendshëm kombëtar e vendor, sipas përvojës së përparuar evropiane e botërore dhe ligjeve të shtetit shqiptar. Pavarësia, integriteti, profesionalizmi, besueshmëria, përfshirja, bashkëpunimi dhe inovacioni e bëjnë sektorin tonë delikat pjesë aktive dhe dinamike të skuadrës, sipas ndarjes së detyrave funksionale në KLSH.
Sfidat dhe zgjidhjet e përgjithshme
Ne jemi të verbrit dhe Auditimi IT është elefanti ynë. Meqë askush nuk e ka pasur vizionin për të parë të gjithë kafshën, gjithkush kanë rrëmbyer një copë nga pjesa apo nga një pjesë tjetër dhe “janë rrethuar nga mosdija e plotë” për pjesën tjetër. Sigurisht që nuk marrim një elefant duke shtuar pjesët e tij. Një elefant është më shumë se kaq. Megjithatë, për ta kuptuar të gjithë ne gjithashtu duhet të kuptojmë pjesët .

Piketimi i autitimit të IT në KLSH 
Ndarja e njohurive dhe eksperiencës, sidomos përvetësimi i traditës nga institucionet homologe të vendeve të përparuara është shumë e dobishme për të vendosur piketat e auditimit të IT-së dhe për ta shtruar rrugën tonë qartë e saktë, në përputhje me nevojat që kemi, në përshtatje me standardet, duke qenë më të shkathët e reaktivë në specifikat e veçoritë e punës sonë. Për përmirësimin e mëtejshëm të gjendjes në auditimin elektronik të administratës publike, e quajmë si zgjidhje frymëzuese komunikimin e suksesshëm me palët e interesit, pa kompromentuar pavarësinë e SAI -t (Institucioni Suprem i Auditimit), në interes të auditimit të jashtëm të qeverisë. Struktura kombëtare institucionale e SAI-t në Shqipëri realizohet nga KLSH, anëtare e INTOSAI-t, qysh nga viti 1984, sigurisht dhe si anëtare e EUROSAI-t (Institucionet Supreme Evropiane). Duke marrë parasysh sfidat që lidhen me auditimin e IT-së (të tilla si integrimi i tyre në auditimin e performancës, arritja e inovacionit të të dhënave, analiza e riskut, qasja në mësimdhënie dhe zhvillimi i bazës së njohurive të SAI-ve), EUROSAI, si një nga shtatë grupet rajonalë të organizatës botërore të linjës (INTOSAI-t), është autoriteti më i lartë auditues i kontinentit, ku përfshihet dhe Shqipëria,jep për KLSH porosi e udhëzime të vlefshme në përmirësimin e strategjisë audituese të KLSH në sektorin e teknologjisë së informacionit. Ndër rekomandimet kryesore të linjës në KLSH, veçojmë:

– Ndarjen dhe ndjekjen e praktikave të mira të auditimit të IT-së dhe të performancës;
– Identifikimin e të gjitha pengesave që zvogëlojnë mundësinë e kryerjes së auditimeve të
IT-së;
– Përfshirjen e auditimit të IT-së në Strategjinë e SAI-t;
– Mbajtjen e një përshkrimi të përditësuar të fushës së IT-së të të gjithë të audituarve dhe të bazës së të dhënave të portofolit të ndërtimit të të gjitha projekteve të rëndësishme të qeverisjes elektronike (e-Government); dhe
– Sigurimin e programeve të trajnimit në stafin e auditimit të IT-së.
Kështu ne përpunojmë, paraqesim dhe përditësojmë një kornizë të qëndrueshme tekniko-ligjore, që aplikimi i standardeve të çojë në një përmbajtje cilësore në fushën e auditimit elektronik të performancës, sipas motos “Experienta Mutua Omnibus Prodest” (Nga eksperienca e përbashkët, përfitojnë të gjithë).
Sigal