Vizë në SHBA? Ambasada Amerikane jep disa këshilla për çiftet e martuara dhe ata pa celebrim

582
Sigal

Për të gjithë ju çiftet e martuara apo dhe ata që ende nuk janë celebruar, që jeni të interesuar për t’u pajisur me viza për SHBA, Ambasada Amerikane ka një njoftim të rëndësishëm. Përmes një statusi në ‘Facebook’ ambasada ka dhënë disa këshilla të vlefshme, ndërsa sqaron edhe kohëzgjatjen e procedurave.

Në sqarimin e ambasadës thuhet se viza e fejesës është më e shpejtë, por ka disa procedura pasi hyn në SHBA. Po ashtu, mësohet se koha e përafërt e udhëtimit për çiftet e fejuara është 9 muaj dhe për të martuarit është 18 muaj.
36002443_10155663748585838_1319235815267631104_n
“??️ | Mali i Dajtit është i mrekullueshëm. Kenny dhe unë u ngjitëm fundjavën e kaluar. Takuam njerëz interesantë përgjatë rrugës dhe disa çifte të dashuruarish na pyetën për procesin e vizave. Ja këshilla ime: Kategoria e vizës për çiftet e martuara është e ndryshme nga kategoria e vizës për çiftet e fejuara. Cila është e duhura për ju? ? #PyetAnnën”, shkruhet në faqen e Ambasadës.