Vizat në SHBA, Ambasada Amerikane jep sqarime për qytetarët shqiptarë

489
Ambasada amerikane në Tiranë sot ka dhënë shpjegimet e mëposhtme për qytetarët shqiptarë që i kanë drejtuar disa pyetje në rrjetet sociale me synim emigrimin në SHBA ose kryerjen e vizitave, studimeve etj.
Ambasada sqaroi si më poshtë:
Programi i Lotarisë. Informacioni rreth kontrollit të statusit të të regjistruarve për DV-2016 vazhdon që prej datës 3 Maj, 2015 deri në 30 shator 2016.Po kështu ka nisur kontrolli i statusit të regjistruarve të DV-2017 nga data 3 Maj, 2016 dhe do jetë në dispozicionin tuaj deri në 30 shator 2017, në faqen e internetit të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë.
Nëse ju jeni përzgjedhur – Urime! Lutemi lexoni në faqen e Ambasadës Amerikane, nën paragrafin “Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj.
VINI RE: Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dёrgojnë dokumentet nё Seksionin Konsullor mbi dy javё pёrpara datёs së tyre tё takimit. Nёse ju nuk e keni marrё akoma Garancinё Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ju mund t’i sillni ato sё bashku me vizitёn mjekёsore nё ditёn e intervistёs.
Dështimi për të siguruar qoftё edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistёs nё ditёn e caktuar dhe vonesa tё gjata.
Lutemi të lexoni më shumë në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Tiranë mbi mashtrimin. Gjithashtu, ju mund të kontrolloni Paralajmërimin e Departamentit të Shtetit dhe Paralamërimin e Komisionit Federal të Tregtisë mbi mashtrimet me Lotarinë DV (në anglisht).
Sigal