Vizat amerikane, ambasada jep një mesazh të rëndësishëm

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë paralajmëron të gjithë qytetarët që kërkojnë të aplikojnë për një vizë amerikane
të mos bien pre e mashtrimeve.
Ambasada paralajmëron se jo vetëm do humbasin para por edhe të drejtën për të udhëtuar më në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës.
“Përshëndetje të gjithëve! Kam një mesazh të rëndësishëm për të ndarë me ju: Përpjekjet për të përdorur mashtrimin për të
marrë një vizë jo vetëm që do t’ju kushtojnë juve shumë para, por kjo gjithashtu mund të thotë që ju do të jeni përgjithmonë të
papranueshëm për të udhëtuar për në SH.B.A.
Mos harxhoni kohën tuaj me mashtrime – dhe zgjidhni me kujdes personin që ju këshillon apo që ju plotëson aplikimin tuaj për
vizë. Ka plot individë apo zyra që ofrojnë shërbime legjitime, por gjithmonë bëni kujdes nga mashtrimet. Mirëpres pyetjet tuaja
sot dhe gjatë javës”, shkruan Ambasada e SHBA.