Vizat/ Ambasada Amerikane paralajmëron shqiptarët: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve

555
Ambasada Amerikane ka paralajmëruar të gjithë qytetarët shqiptarë që janë të interesuar për viza punësimi në SHBA që mos të bëjnë pre e mashtrimeve nga grupe të ndryshme njerëzish.

Me një njoftim në faqen e ‘Facebook’-ut, Ambasada e SHBA-ve shprehet qytetarët nuk duhet të mashtrohen kur aplikojnë për të marrë viza punësimi për në Alaskë, pasi nuk jepen të tilla.

“Nuk më besohet që moti është ngrohur kaq shumë që tani në prill! Pothuajse më bën të shkoj me pushime në ndonjë vend më të freskët….. ndoshta në Alaskë? Siç do ta shikoni në ngjarjen e mëposhtme, ne marrim shumë kërkesa në lidhje me vizat e punësimit për në Alaskë; në fakt, një program i tillë punësimi NUK ekziston! Kini parasysh: Ambasada Amerikane nuk përkrah dhe nuk mbështet në asnjë lloj mënyre personat që merren me plotësime aplikimesh për vizë, apo noterët ose grupe njerëzish që pretendojnë se japin këshillime mbi vizat. Mos u bëni viktimë e mashtrimit – ju lutemi të kontaktoni me ne për informacion mbi rregullat e sakta dhe më të fundit mbi vizat. Dhe si gjithmonë, jeni të mirëpritur të më dërgoni pyetjet tuaja përgjatë javës!”, citohet në njoftimin e Ambasadës.
Sigal