Viti Kulturor Austri – Shqipëri/ Ambasada Austriake dhe Muzeu Kombëtar organizojnë konferencën dhe ekspozitën hapëse

66
Në datën 26 dhe 27 janar Ambasada Austriake Tiranë në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar organizon konferencën dhe ekspozitën me titull: “Monarkia Austro-Hungareze dhe Shqipëria në vitet 1916-1918”.
Ky aktivitet shënon dhe aktivitetin e parë, i cili zhvillohet në kuadër të “Vitit Kulturor Austri-Shqipëri 2018”. Çelja zyrtare e konferencës për shtyp ngre siparin e Vitit Kulturor Austri – Shqipëri 2018.
Konferenca për shtyp do të zhvillohet në hollin e Muzeut Kombëtar në datën 26.01.2018, ora 9:30.

Të pranishëm në panel do të jenë figura të nderuara të jetës politike, jurisprudencës dhe artit shqiptar:
• Ministrja e Kulturës znj. Mirela Kumbaro
• Ambasadori i Rep. të Austrisë në Shqipëri z. Johann Sattler
• Drejtori i Muzeut Kombëtar z. Dorian Koci
• Drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit, znj. Zana Çela
• Sopranoja znj. Inva Mula
• Autorja, Studiuesja dhe Përkthyesja znj. Lindita Komani
Programi për konferencën dhe ekspozitën me titull “Monarkia Austro-Hungareze dhe Shqipëria në vitet 1916-1918“ si më poshtë