Vinte nga kufiri shqiptar, policia greke kap makinën me 163 kg marijuanë, pranga 32-vjeçarit

620
Policia helene ka kapur një tjetër sasi të madhe droge. Mësohet se policia është vënë në ndjekje të një automjeti që vinte nga kufiri shqiptar dhe ka arritur ta kapë në Artë.
Në brendësi të automjetit u gjendën 163 kg marijuanë, ndërkohë mësohet se operacioni vijon ende. Po kështu mediat greke shkruajnë se janë kapur dy mjete, njëra shërbente për kontrollin e rrugës dhe tjetra ishte e ngarkuar me drogë. Deri tani është arrestuar një shqiptar 32 vjeç dhe dy grekë nga 44 vjeç.
Sigal