Vila e Admir Muratajt në Fushë-Pezë shërbente si pikë vëzhgimi për grabitjet

552
Një nga të shumëkërkuerit e policisë, Admir Murataj dyshohet të këtë rolin e organizatorit të grabitjes së ndodhur në Qafë Kashar.

Me grabitjet që bënte ai kishte ndërtuar një vilë luksoze në Fushë-Pezë dhe një servis familjar në Vorë. Shtëpia e tij në Pezë është një ndërtesë e sofistikuar në ndërtim, e rrethuar më gardh hekuri të lartë dhe e ruajtur me kamera sigurie e sistem alarmi.

Vila e tij po mbahet nën vëzhgim nga policia, sepse dyshohet se funksioniiI saj nuk ka qenë vetëm për banim, por ka shërbyer edhe si bazë për planifikimin e grabitjeve.

Vila është në një lartësi të konsiderueshme dhe ka një fushëpamje shumë të mirë të zonës përreth, nga ku mendohet së është vëzhguar grabitja nga larg.

Pas operacionit që kreu policia për kapjen e Muratajt tek vila e tij në Fushë-Pezë, u kap vetëm një i afërm i tij që gjendej aty për të ruajtur shtëpinë. As Murataj dhe as familja e ti nuk ndodheshin aty.

Gjithashtu policia gjeti një shumë mtë konsiderueshme parash, të cilat dyshohen se janë paratë e dy grabitjeve të kryera nga Murataj. Vendndodhje e tij akoma nuk dihet nga policia.
Sigal