Vijon aksioni ndaj tregtarëve ambulantë të duhanit, bllokohet magazina

567
2 ditë pasi tregtarët e duhanit në lagjen “Rus” të Shkodres u përplasen me policinë, këtë të premte “Crown Agent” dhe uniformat blu kanë zbarkuar sërish në këtë zonë duke kryer të tjera sekuestrime të duhanit të përpunuar.
Këtë radhë aksioni është shtrirë më tej, pasi efektivët e policisë kanë hyrë edhe në magazinën ku mbahet ai dhe gjithçka ka ndodhur në pak minuta, sapo tregtarët kishin nisur ditën e punës.
Të revoltuar ata i bëjnë thirrje qeverisë të gjejë një zgjidhje për ta, ose të mos i lejojë që ta mbjellin.
“Me shitjen e duhanit, shtojnë tregtarët, ne mbajmë familjet dhe në këtë mënyrë shteti po na grabit”.
Prej vitesh ata çdo ditë dalin në këtë lagje të Shkodres duke tregtuar duhanin që kultivojnë në tokat e tyre bujqësore.
Janë i vetmi burim për të siguruar ato pak të ardhura për jetesën dhe frika pas këtyre aksioneve është rritur ndjeshëm.
Në Shkoder zona e Sheldisë në komunën Gur i Zi dhe Postriba janë ndër më të njohurat për kultivimin e duhanit që në kohën e diktaturës.
Më herët shteti i ka mbështetur me subvencione për kultivimin e tij, ndërsa sot jo vetëm nuk i mbështet por as nuk i lejon të tregtojnë, apo t’u gjejë një mënyrë për dorëzimin e tij tek prodhuesit e mëdhenj.
Sigal