Vijon aksioni i lirimit të hapësirave publike në Vlorë, penalitete në rast përsëritje

492
Pas Tiranës edhe në Vlorë kanë nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike. Policia bashkiake dhe drejtoria e tatimeve pranë bashkisë këtë të hënë kanë nisur aksionin në bulevardin kryesor në qytet, për të liruar trotuaret e më tej do të vijojnë në të gjithë qytetin.
Kreu i policisë bashkiake, Shpëtim Abedini tha se kjo do të jetë e pa ndërprerë. Pas heqjes së ambulantëve nga sheshet kryesore, tanimë lufta i është shpallur të tjerëve që kanë vendosur karrige tavolina apo nxjerrin mallin jashtë hapësirave të biznesit të tyre.
Ky aksion për lirimin e hapësirave publike do të vijojë e për të gjithë ata qe do të rizënë ato do të ketë penalitete duke nisur nga konfiskimi i sendeve te gjetura e deri te gjobat.
Sigal