Vijojnë reshjet e dëborës në Korçë, vështirësi qarkullimi për mjetet në Dardhë

576
Prej disa ditësh qarku juglindor i vendit është përfshirë nga reshjet e borës. Reshjet intensive kanë prekur zonat malore prej orëve të mbrëmjes së djeshme. Në këto zona trashësia e borës ka arritur në mbi 20 cm.

Pika turistike e Dardhës vijon të mbetet problematike për shkak se intensiteti i reshjeve ka bërë që trashësia të shkojë deri në 30 cm.

Qarkullimi i mjeteve në segmentin Boboshticë-Dardhë bëhet vetëm me zinxhirë. Ndërsa në zonat e tjera malore si Voskopojë dhe Qafa e Qarrit, trashësia e borës ka arritur në 15 cm por nuk ka vështirësi në qarkullim. Të gjitha rrugët nacionale të qarkut të Korçës janë të hapura dhe lëvizja e mjeteve kryhet normalisht.
Sigal