Vidhnin në Tiranë dhe shisnin në Durrës, shkatërrohet banda e grabitësve

742
Policia e Tiranës ka shkatërruar nj grup hajdutësh ditën e sotme, ku është vënë në pranga një person, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë.
Mësohet se i arrestuari është Eriol Pane., 27 vjeç, ndërsa në kërkim janë shpallur M. V., 31 vjeç, dhe A. L., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Autorët vidhnin televizorë, sende dhe materiale ndërtimi, sende dhe materiale parukerie, kabuj elektrik, një sërë kaçavidash dhe mjete prerëse, ku më pas i shisnin në qytetin e Durrësit.
Ata në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë kryer një sërë vjedhjesh të ndodhura në zonën e Unazës së Re, Kombinat dhe në disa rrethina të Tiranës.
Vjedhje e kryera:
1. Më datë 13.03.2018 në Unazë të Re dyshohet se kanë vjedhur dyqanin me vegla pune si dhe disa kuti me tela të ndryshme elektrike, me ngjyra e dimensione të ndryshme në pronësi të shtetasit A.P.
2. Më datë 14.03.2018, në rrugën “Sokrat Miho” në zonën e Unazës së Re në Tirane, dyshohet se kanë vjedhur një televizor, në një magazine në pronësi të shtetasit M.K.
3. Më datë 03.03.2018, në rrugën “Azem Meshi”, gjatë natës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje kasetofonin e mjetit tip “ Fiat” në pronësi të shtetasit G.S.
4. Më datë 06.03.2018, në rrugën “Thoma Koxhaj” gjatë natës dyshohet se kanë vjedhur magazinën në përdorim nga shtetasi E.D., ku i kanë marrë disa vegla pune.
5. Më datë 08.03.2018 tek ‘Astiri’ dyshohet se kanë vjedhur celularin e shtetasit G.F.
6. Më datë 08.03.2018 në Katund të Ri, dyshohet se ne një lokal kanë vjedhur celularin e shtetasit M.V.
7. Më datë 12.03.2018 në rrugën “Tre Dëshmorët”, në bodrumin e një pallati dyshohet se kanë vjedhur me thyerje punishten e duraluminit në pronësi të shtetases E. K., ku kanë marrë një gur fresibël dhe një trapan.
8. Më datë 13.03.2018 në rrugën “Thoma Koxhaj”, dyshohet se kanë vjedhur një magazinë që përdorej nga shtetasi A.Z., ku kanë marrë një vinç dhe dy pompa uji.
9. Më datë 13.03.2018 në rrugën “Loni Ligori”, dyshohet kanë vjedhur disa pajisje në dyqanin e shtetasit A.S.,ku kanë marrë dy makina qethje dhe një televizor plazma.
10. Më datë 13.03.2018 në rrugën “Loni Ligori”, dyshohet se kanë vjedhur disa vegla pune në magazinën e shtetasit A.S., ku kanë marrë dy saldatriçe dhe 30 metër linear kabull.
11. Më datë 26.02.2018 në rrugën “Panajot Pano”, dyshohet se kanë vjedhur targën e parme dhe të pasme të mjetit tip “Honda”, në pronësi të shtetasit E.K.
Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “ Benz” në posedim nga Eriol Pane, iu gjetën një televizor plazma, disa materiale elektrike, disa kabuj elektrikë.
Lidhur me ngjarjen dhe hetimet, policia sqaron se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.
Sigal