Vidhnin naftë me bidona, pranga tre të rinjve

237
Tre persona kane rene ne pranga te policise pasi jane kapur ne flagrance duke kryer veper vepren pernale te vjedhjes.
Policia ka njoftuar se gjate operacionit policor të koduar “Mulleti”, kanë arrestuar shtetasit :
– Fatos Hasa, 27 vjeç, banues në fshatin Thumanë (Krujë ).
– Roland Puleci, 26 vjeç, banues në Fushë – Krujë.
– Sul Lami, 28 vjeç, banues në fshatin në Fushë – Krujë.
Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi këta shtetas janë kapur në flagrancë në fshatin Mullet nga shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1 duke vjedhur karburant në mjetin tip “Eksavator”, në pronësi të një firme ndërtimi.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
– Automjeti tip “Mercedez Benz”, në pronësi të shtetasit Sul Hasa.
– Automjeti tip “Fiat Punto “, në pronësi të shtetasit Fatos Hasa
– Një pompë elektrike së bashku me zorrën ( e cila shërbente për vjedhjen e naftës nga serbatori i mjeteve)
– 8 bidona ( 30 L në bagazhin e automjetit të sekuestruar)
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të arrestuar, është gjendur dhe sekuestruar :
– 120 litra naftë e futur në 4 bidona.
Gjithashtu nga puna hetimore e kryer është dokumentuar se këta shtetas janë autorë të vjedhjes së ndodhur më datë 10.09.2017, ku në kantierin e ndërtimit të rrugës Tiranë – Elbasan janë vjedhur 180 litra naftë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/ 2 i Kodit Penal.