Vidhnin makina luksoze në Çeki dhe Gjermani, shkatërrohet grupi i shqiptarëve

524
Një bandë që grabiste makina luksoze Range Rover në Republikën Çeke dhe në Gjermani është goditur nga policia.
Në pranga ranë 9 shtetas shqiptarë të cilët pasi grabisnin makinat, kanë përdorur dokumente të rreme për të kryer importin e tyre, duke ndryshuar karakteristikat e identifikimit mekanik dhe elektronik të tyre.
Grupi i kaloi makinat jashtë si makina të importuara nga Greqia dhe më pas ua shisnin ato tregtarëve që i eksportonin jashtë vendit, shkruajnë mediat çeke.
Bandat ka kryer grabitje të makinave me vlerën e 12 milionë koroneve çeke ndërsa në Gjermani janë regjistruar 30 raste të vjedhjes së makinave Volkswagen dhe Range Rover me vlerë 730,230 euro.
Sigal