Vidhnin bixhuteri, zbardhen tre grabitje në Tiranë,në pranga një person

81

Janë zbardhur 3 raste të vjedhjeve me dhunë të bizhuterive.

Ndërkohë që policia njofton se është vënë në pranga njëri prej autorëve, si dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Operacion policor i koduar “Cooperation”, për kapjen e autorëve të vjedhjeve me dhunë të varëseve të floririt.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë.

Zbardhen 3 raste të vjedhjeve me dhunë të bizhuterive.

Vihet në pranga njëri prej autorëve, si dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë në kuadër të operacionit policor të koduar “Cooperation”, arrestuan shtetasin:

– R. S., 30 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për “Vjedhje”  dhe shpallën në kërkim shtetasin  A. G., 30 vjeç, banues në Durrës  edhe ky i dënuar më parë për “Vjedhje”.

Keta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në fshatin Yrshek i kanë  marrë forcërisht nga qafa varësen e floririt shtetases M. L.

Po këta shtetas në vendin e quajtur Pezë-Helmez, i kanë marrë me dhunë varësen e floritit nga qafa shtetases F. R.

Në vijim të hetimeve rezultoi se shtetasi A. G., më datë 4 tetor i kishte marrë me dhunë  një shtetasi varësen  nga qafa.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë dokumentimin e plotë të dinamikës së ngjarjeve me anë të provave të sekuestruara dhe materialet në ngarkim të dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale  “Vjedhja me dhunë e kryer në bashkëpunim”.