Vidhnin banesa në Itali, arrestohen dy muratorë shqiptarë

176

Dy shqiptarë banues në Albenga të Italisë dyshohet se kanë vjedhur banesa në këtë zonë, ndërsa gjatë natës janë zbuluar nga ana e karabinierëve.

Policia italiane mori telefonatë në numrin 112 nga qytetarët, të cilët thoshin se dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur banesat e tyre. Menjëherë karabinierët janë vendosur në në gatishmëri. Me një hetim të shpejtë, karabinierët vunë re se hajdutët e dyshuar ishin dy shtetas shqiptarë.

Shqiptarët tentuan të ikin, duke përfituar nga errësira, ndërsa mes tyre dhe policisë italiane pati edhe përleshje. Të dy të arrestuarit, dy shqiptarë të moshës 50 dhe 30 vjeç, muratorë dhe banorë të Albenga bënë çdo gjë që është e mundur për t’ shpëtuar arrestimit, mirëpo në fund ata u prangosën.

Karabinierët sekuestruan një çantë ku kishte sende të ndryshme, që dyshohet se janë përdorur në vjedhje. Të dy shqiptarët janë ndaluar dhe ndodhen në stacionin policor lokal. Dy shqiptarët janë dërguar për gjykim në Gjykatën e Savonës këtë mëngjes, ku do të përgjigjen për krimet. Policia italiane ka sekuestruar edhe celularët e të dyshuarve, për të zbuluar nëse pikërisht dy shqiptarët janë përgjegjës ose jo të vjedhjeve të tjera që kanë ndodhur në zonë.