Vidhet Teqeja Krastës në Krujë, Policia fsheh ngjarjen

1396
Sigal

Teqeja e Krastës në Krujë, është grabitur disa ditë më parë nga persona ende të panjohur.

Por ajo çfarë shqetëson më shumë është fakti, që Policia ka zgjedhur ta mbajë të fshehtë si ngjarje.

Denoncimi është bërë nga një qytetar, i cili shkruan se tashmë është bërë e zakonshme fshehja e ngjarjeve nga Policia.

Ndërkohë që denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Berisha në profilin e tij në facebook.

‘Vidhet Teqja në Krastë të Krujës, Narkopolicia hesht për krimin! sb

Doktor Berisha ju përshëndes nisur nga bashkëpunimi juaj me qytetarët,për probleme të ndyshme,abuzimet e qeverisë skandalet despotizmi,si dhe fshehja e ngjarjeve nga ana e policisë,desha të puplikoj një vjedhje ndodhur para pak ditësh në Krujë ,por që nga policia nuk është deklaruar siç i takon ligjërisht.Vjedhjet e mëdha si ajo e aeroportit grabitjet vjedhjet e banesave bisneseve tashmë janë kthyer në modë ,ndërkohë që policia e Llesh Kimikut po punon për zbardhjen e tyre ,por tani me hajdutët dhe grabitësit janë shtuar aq shumë sa nuk kursejnë as vendet e shejta,ku vetëm disa ditë më parë rreth mesnate kemi mësuar se është vjedhur teqja e gjyme shejtetit në krastë të Krujës.Policia e Krujës mësohet se është vënë në dijeni ,por deri tani për publikun asgjë nuk është bërë e ditur.Nëse e publikoni për vetë rrethanat e mia kërkoj të mbetem anonim.Faleminderit!’