Vidhet kasaforta me miliona lekë e një firme private nga një punonjës

482
41-vjeçari nga Tirana është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka vjedhur kasafortën e firmës ku punonte.
Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ndërsa policia ka bërë të ditur sot se ka dërguar në prokurori dosjen ndaj 41-vjeçarit me inicialet E. P.
Burime nga policia thanë se 41-vjeçari është punonjës në një firmë private, në rrugën “Reshit Petrela”, ndërsa denoncimi për vjedhjen e kasaforëtës, brenda së cilës ndodheshin 4.5 milionë lekë është bërë nga menaxheri i firmës 57-vjeçari me inicialet F. I.
Pas denoncimit, policia e ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vjedhjes.
Sigal