Vidhet biznesi dhe makina luksoze në bregdet

511
Sigal

Kasaforta e një marketi në të ndodhej një shumë parash dhe një automjet “Range Rover” është vjedhur orët e para të mëngjesit, në Gjirin e Lalëzit.

Pas vjedhjes në market, autorët kanë vjedhur dhe një automjet tip “Range Rover” në pronësi të një 55-vjeçari të cilin e kishte parkuar aty, informaoi policia lokale.

Autorët janë ende të paidentifikuar nga policia.

“Në orët e para të mëngjesit, në Gjirin e Lalëzit, nga persona ende të paidentifikuar është vjedhur kasaforta e një marketi, në të cilën ndodhej një shumë parash ende e papërcaktuar,  dhe  në afërsi të këtij marketi dyshohet se autorët   kanë vjedhur dhe një automjet tip ‘Range Rover’ në pronësi të një 5- vjeçari të cilin e kishte parkuar aty”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.