Vidhen shtëpitë e Teodor Laços dhe Ben Blushit

631
Sigal

VOSKOPOJË- Sipas informacioneve nga Korça, mbrëmë (të martën) në fshatin turistik të Dardhës janë shkallmuar e vjedhur  tre shtëpi turistike, pronarët e të cilave kalojnë aty stinën e verës. Njëra nga këto shtëpi të shkallmuara e vjedhur është e shkrimtarit dhe politikanit të mirënjohur Teodor Laço. Thyerja e vjedhja e shtëpive turistike në këtë fshat të preferuar turistik ka marrë përmasat e një epidemie. Vetëm në harkun kohor të tre muajve të fundit janë vjedhur rreth 20 shtëpi karakteristike, por dhe të ndërtuara pas ‘90 në Dardhë të Korçës. Bëhet e ditur se këtë fat ka pësuar edhe shtëpia e deputetit Ben Blushi, të cilët hajdutët i vodhën ullukët prej bakri. Për këtë rast flitet se policia kapi 3 adoleshentë, të cilët u liruan pasi kërkuan falje. Për të mësuar diçka më shumë rreth shkallmimit dhe vjedhjeve të tre shtëpive të fundit, komunikuam me  shkrimtarin, politikanin dhe politologun dardhar Teodor Laço, i cili na tha se ishte informuar për atë që i ka ndodhur, por nuk dinte me saktësi përmasat e vjedhjes në shtëpinë vendlindjes, të mirëmbajtur prej tij me përkujdesje maksimale, thuajse çdo vit. Këto raste vjedhjesh që po bëhen gjithnjë e më evidente në këtë fshat turistik po vijnë duke u shtuar edhe për shkak të indiferentizmit dhe implikimit në ndonjë rast të strukturave të policisë që veprojnë në këtë zonë.