Videoskandali seksual/ Ja kush është vajza që futi në ‘kurth’ Shukri Xhelilin

539
Sigal

Vajza 20-vjeçare e cila regjistroi kreun e Bashkisë së Peshkopisë, rezulton se ka publikuar në rrjetet socialiste punësimin në bashkinë e qytetit verilindor.
Anisa A., ka shkruar në Facebook gjatë muajit shkurt për nisjen e punës pranë Bashkisë së Peshkopisë, kurse mbi foton e profilit ka shkruar: “Ki qef me kon su un, po tmungon aftësia. tjetër sen o qefi, e tjetër eshte mundësia”. Vajza e quajtur Anisa A., me origjinë nga Bulqiza ishte punësuar më herët në qendrën e Kulturës në Peshkopi. 20-vjeçarja që filmoi kreun e bashkisë është shoqëruar sot në Polici ku ka deklaruar se nuk ishte detyruar nga Xhelili për të kryer marrëdhënie seksuale. “Nuk ka pasur asnjë shtrëngim për seks. Jam ofruar vetë pranë televizionit për të bërë filmimin e fshehtë. Videon vendosa ta bëj publike për qejf”, ka deklaruar ajo.