Videoskandali – Ryshfeti 18 mijë euro, pezullohet prokurori, dorëzohet oficeri

508
Sigal

Gazeta Telegraf/


Prokurori
i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka vendosur pezullimin e Prokurorit të
Prokurorisë së Tiranës, Ardian Braho pas videoskandalit që u publikua
gjatë mbrëmjes së të mërkurës, 28 shtator 2016, në emisionin investigativ
“Stop” në Tv Klan, ku një oficeri i policisë gjyqësor shfaqej duke marrë 18
mijë euro në emër të prokurorit Braho.

 

Ndërsa në orët e vona të kësaj mbrëmjeje,
është vetëdorëzuar në polici, oficeri i policisë gjyqësore Fatos Lushi që del
në video. Paratë jepen nga një qytetar, i cili kundrejt shumës 18 mijë euro iu
premtua se do t’i hiqej sekuestro e 120 mijë eurove në bankë.

Ata po hetohen për akuzën e
korrupsionit pasiv.

 

Publikimi i videoskandalit –  Një qytetar  denoncoi
në emisionin “Stop” një ryshfet prej 18 mijë eurosh që dhënë për zhbllokimin e
një shume parash prej 120 mijë eurosh të ardhura nga jashtë vendit.

Paratë janë bllokuar nga
antikrimi ekonomik, ndërsa çështja ka shkuar në prokurori dhe sipas emisionit,
ishte prokurori Ardian Braho, ai që kishte çështjen nën hetim.

Takimi në Prokurori –Qytetari sipas videos, shkon
fillimisht në Prokurorinë e Përgjithshme me qëllim për të takuar prokurorin Ardian Braho ose
oficerin Fatos (nuk tregohet mbiemri), pasi ky i fundit sipas qytetarit që
bashkëbisedon me recepsionistin do t’i jepte disa dokumente.

Dorëzimi i parave –Më pas videoja vijon duke
treguar momentin kur qytetari dhe oficeri i policisë ndodhen në makinë aty ku
jepet dhe shuma.

Në video paraqitet momenti
kur qytetari i jep shumën e parave brenda makinës së oficerit, duke i numëruar
ato që sipas inicizimit janë 18 mijë euro.

Emri i prokurorit – Gjatë videos, oficeri gjyqësor përmend emrin Ardian. “Më tha Ardiani do vijë të
takojë ai”,
 thotë
oficeri në video. Nga ana tjetër, edhe qytetari përmend emrin Ardian.

“Jo, po dakord po p.sh, unë të thashë dhe atë
ditë po të ishin lekët të pista, s’e çaja kokën.

Më tha edhe Ardiani do t’i çoj një shkresë edhe do kthehet përgjigje. Mrena
dy tre javëshit po them kthehet përgjigja
”, thotë qytetari në video.

Numërimi i Parave – Qytetari i nxjerr paratë dhe ia jep oficerit. Për të numëru s’i kam numëru siç m’i kanë
dhënë. Pesë (mijë euro). T’i jap me gjithë letra se kshu i kishin bërë gati. 10
(mijë euro), 15 (mijë euro). Këtu dueht të kesh 3 (mijë euro), janë të hapme.
Duhet të kesh 3 (mijë euro). Po mungun, po ashtu… Po mungun as unë s’i kam
numëru”,
 thotë qytetari.

“Kafja” – Nga ana e tij, oficeri i thotë qytetarit që t’i jepte një kafe nëse
donte. 
Po ma dhe na një kafe si i thonë, mirë. Po
s’ma dhe , prap një qind mijë herë faleminderit
”, thotë oficeri.

Nuk kalojnë shumë orë dhe
nis hetimi nga Krimet e Rënda.

Ora 21:18 Manjani urdheron: Hetim
të thellë dhe të plotë

Ora 22:50 Llalla pezullon nga
detyra prokurorin Ardian Braho

Ora 23:10 vetëdorëzimi i oficerit
gjyqësor 
Fatos Lushi. Ai u vendos  në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku
do të merret në pyetje për rastin.

Kush eshte Prokurori Ardian Braho- 43- vjecari nga Shkodra rezulton prokuror karriere. Në cështjet e fundit të
bujshme që ai ka ndjekur deri në dhënien e vendimit është ajo e hetimit për
rkeun e policisë shqiptare Haki Cako për skandalin e përgjimeve, çështjen e
sheshit Skënderbej kur ishte kryetar Lulzim Basha.

Poshte fotove keni bashkebisedimin e zbardhur
qe behet ne videon me kamera te fshehte.