VIDEO/ Zjarrëfikës turq dhe italianë nxjerrin nga rrënojat viktimën e 41

449
Zjarrëfikës turq dhe italianë nxorrën nga rrënojat e një hoteli në Durrës viktimën e 41 të të tërmetit. Burri rreth 54 vjeç ishte punonjës i hotelit.
Sigal

Mes viktimave, tashmë të identifikuara ka shumë fëmijë, gra, të rinj me ëndrra të ndërprera në mes, pse jo dhe  gjyshe heroina që mbrojtën me trupin e tyre nipërit, të cilët janë simbol i vazhdimit të jetës, se ka ende shpresë, pavarësisht kësaj tragjedie, nga më të rëndat që ka pllakosur vendin.

Kërkimet për trupa të tjerë kanë përfunduar në Thumanë dhe në lagjen numër 18 në Durrës, ndërkohë që vazhdojnë në banesën e familjes Lala në Kënetë, si dhe në hotelin Mia Mar, ku dyshohet të jenë nën rrënoja në total dhe 7 persona të tjerë. Deri më tani, raportohen 750 të plagosur.

 

Zjarrëfikës turq dhe italianë nxorrën nga rrënojat e një hoteli në Durrës viktimën e 41 të të tërmetit. Burri rreth 55 vjeç ishte punonjës i hotelit. Video Bredjon Xhavara/ BIRN

Gepostet von Reporter.al am Donnerstag, 28. November 2019