Video-skandali/ Shukriun e prezantoi gruaja me Anisën

235
Pasi plasi skandali i videopërgjimit, u tha se vajza 20 vjeçare kishte shkuar në zyrën e kryebashkiakut pasi atë e kishte rekomanduar një i afërm që kish marrë pjesë në fushatën zgjedhore të Shukriut. Më pas u botua lajmi se vajza e kish marrë vetë këtë nismë për të futur në kurth njeriun që i kishte pushuar të ëmën nga puna. Por vetë kjo e fundit, mamaja e vajzës ka një variant tjetër. Sipas rrëfimit të së ëmës së Anisës, ka qenë gruaja e tij, Tefta Xhelili ajo që e ka prezantuar Anisëm me Shukriun.

‘’Për të herë është njohur me gruan e kryetarit, i kam kërkuar unë punë dhe më tha ‘’do ta bisedoj me kryetarin’’. Ajo tha do t’I them burrit. Vajza i shkoi të zyra dhe kryetari I kishte premtuar që po, i kishte thënë ‘’që qenke goc e bukur, goc e zgjuar, do të të fus në punë’’, ka rrëfyer e ëma e Anisës, duke e vënë Tefta Xhelilin në qendër të kësaj historie. Por edhe pasi skandali plasi, Tefta nuk e “shiti” të shoqin: ‘’Asnjëherë nuk e kam menduar të divorcohem nga bashkëshorti. Ai është një njeri i mrekullueshëm, punëtor dhe korrekt. Natën e publikimit të videos Shukes iu drejtova me fjalët: Ngrije kokën lart. Do të më kesh në krahë deri në vdekje”.