VIDEO/ Situatë kaotike në Konsullatën Shqiptare në Selanik

167

Qindra Shqiptarë kanë mbushur rrugët, korridoret dhe sallat në Konsullatën Shqiptare në Selanik për shkak të burokracirave që janë krijuar kohët e fundit në këtë konsullatë

Ja pamjet pa koment: 

Kaotike situata në Konsullatën Shqiptare në Selanik.

Kaotike situata në Konsullatën Shqiptare në Selanik.Prej ditësh dhjetëra njerëz presin në radhë për të aplikuar për pasaporta të reja, pasi afati 10 vjecar i pasaportave të vjetra ose u ka përfunduar ose i afron përfundimitQysh në orët e para të mëngjesit qarkullon një video e regjistruar nga vetë qytetarët. Kemi vite pa u përballur me skena të tilla. E keqja nuk ndalon këtu, vazhdon më tej, me denoncimet e shtetasve shqiptarë me banim në Greqi në lidhje me sjelljen arrogante të nëpunësve të Konsullatës. Nuk munguan dhe momente kur nëpunëset kanë ofenduar qytetarët me epitete të ndryshme ku dominonte ai ''kafshë''.Në video duket qartas se në rradhë ka nëna me foshnja në duar, persona të moshuar dhe të gjithë këta, bashkë me të tjerët duhet të përballen dhe me të bërtiturat dhe fyerjet e nëpunësve të Konsullatës.Në rast se konsulli i ri, Arqile Sota i cili është emëruar para katër muajsh në këtë detyrë, kohë kjo që përkon dhe me fillimin e situatës së vështirë në lidhje me shërbimin e qytetarëve (sipas dëshmive të tyre), nuk është në gjendje të marrë masat e duhura duke vendosur rend brenda ambjenteve të konsullatës, duke marrë masa disiplinore ndaj nëpunëseve të cilat kanë fyer rëndë qytetarët, do të ishte e udhës të jepte dorëheqjen. Ndryshe, të kërkojë prej Ministrisë përkatëse, shtyrje të afatit kohor të pasaportave të skaduara në marrëveshje me organet përkatëse të lëshimit të lejeve të qëndrimit në Greqi.Eshtë turp që në vitin 2019 hasemi me pamje ti tilla, si të vitit 2001 e 2005.Shpërndajeni me qëllim sensibilizimin.

Gepostet von Komuniteti Shqiptar në Greqi am Montag, 7. Oktober 2019