VIDEO/ Si ndodhi atentati ndaj prokurorit Ndoja, rindërtohet skema me pamjet 3D

604
Sigal

Prokurori Arian Ndoja dhe dy persona të tjerë që e shoqëronin, mbetën të plagosur mbrëmjen e djeshme në atentatin kundër tij, pranë mbikalimit të Shkozetit, në autostradën Durrës-Tiranë.

Disa orë pas ngjarjes, policia gjeti një makinë tip “Bez”, të braktisur në rrugën për në Ishëm, e cila dyshohet të jetë përdorur nga atentatorët.

Ndërkohë “Tvklan” ka publikuar një video ku është rindërtuar skema se si ndodhi ngjarja. Sipas “Tvklan”, autorët e kanë qëlluar fillimisht mbrapa automjetin dhe më pas nga ana e shoferit.

Ndoja ka qenë i ulur në vendin e parë të pasagjerit, ndërsa dalja e makinës nga rruga i ka ndihmuar ata të shmangnin plumbat e derdhur nga atentatorët. Deri tani janë kryer kontrolle të shumta nga policia, por nuk dihet ende asgjë për autorët.